Shuhen hamendësimet për kandidatin e Partisë Socialiste në Bashkinë e Dibrës.
Ditë më parë strukturat vendore propozuan 6 emra si kandidatë të mundshëm për të drejtuar këtë njësi vendore, nga 6 marsi 2022 deri në zgjedhjet lokale të pranverës 2023.
Burime të besueshme pohuan për tirananews.al se kandidati i mundshëm për këtë bashki do të jetë bankieri Rrahim Petrit Spahiu, një ekonomist i njohur në trevën e Dibrës.
Deri në vitet 2000 ai ka punuar në një bankë private në qytetin e Peshkopisë dhe ka pasur njohje e marrëdhënie mjaft të mira me banorët e kësaj zone.