Kryesuesja e listës së PD për Këshillin Bashkiak në Tiranë, Enriketa Papa, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga ceremonia e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike në pallatin e sportit Farie Hoti në Tiranë, ditën e martë më datë 18 prill.
Papa tha se kënga e fushatës do të jetë “Never give up”, teksti i së cilës sipas saj i shkon për shatat kandidatit të PD-së për Tiranën, Roland Bejko por dhe të gjithë atyre simpatizantëve që u qëndrojnë fort parimeve të së djathtës dhe që nuk dorëzohen.
“Do kemi një këngë, është kënga “Never give up”, i shkon edhe profilit të zotit Bejko por dhe pjesës tjetër që i ka qëndruar parimeve të së djathtës.
Ne nuk dorëzohemi! Do thoja strukturat e PD-së pas goditjes së zotit Berisha, e cila ishte një goditje e fortë, ka pasur shpërbërje të strukturave, një pjesë ka shkuar me zotin Berisha dhe një pjesë ka qëndruar.
