Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbulohet lideri i parë europian që do vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Në 15 korrik Presidenti Joe Biden do të presë…

23:47 / June 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden merkel 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelarja Merkel do të pritet nga Presidenti i SHBA Biden në Uashington më 15 korrik. Merkeli do të jetë e para nga kryeministrat e Evropës që viziton Shtëpinë e Bardhë që kur mori detyrën Bideni.

Vizita do të forcojë lidhjet e ngushta dypalëshe midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në takim, vëmendja do të përqendrohet, ndër të tjera, te sfidat e pandemisë së Coronas. Tema të tjera janë ndryshimi i klimës dhe mbështetja për përparimin ekonomik dhe sigurinë ndërkombëtare mbi bazën e vlerave të përbashkëta demokratike, tha ajo.

Merkeli do të jetë e para nga kryeministrat e Evropës që viziton Shtëpinë e Bardhë që kur mori detyrën Bideni.

“Ne mund të konfirmojmë që Kancelarja do të bëjë një vizitë pune në Uashington më 15 korrik, me ftesë të Presidentit të SHBA Biden. Detajet e programit do të njoftohen në një datë të mëvonshme”, tha një zëdhënës i qeverisë nga pala gjermane.

Ky nuk do të jetë takimi i tyre i parë ballë për ballë dhe madje as i pari që kur Bideni u zgjodh president. Merkeli dhe Bideni do të takohen që sot në samitin e G7-ës në Cornwall të Anglisë së Jugut.

Konsultimet tre ditore të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve të industrializuara fillojnë pasdite. Edhe këtu do të bëhet fjalë,ndër të tjera, për krizën e Coronas, mbrojtjen e klimës dhe specieve. G7 përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA. Bashkimi Evropian përfaqësohet gjithashtu në të gjitha takimet.

Synohet një fillim i ri në marrëdhënie

Sipas gazetës gjermane “Handelsblatt”, temë e bisedimeve Merkel -Biden pritet të jenë edhe propozimet e Berlinit për të zbutur konfliktin për gazsjellësin Nord Stream 2. Kohët e fundit, Presidenti i SHBA u afrua me Gjermaninë në mosmarrëveshjen për tubacionin Nord Stream 2 në Detin Baltik. Bideni hoqi dorë nga sanksionet e gjera kundër projektit gjermano-rus. Arsyeja që dha ishte se masa të tilla ndëshkimore “kanë një ndikim negativ në marrëdhëniet e SHBA me Gjermaninë, BE dhe aleatët dhe partnerët e tjerë evropianë”.

Të dyja palët po përpiqen për një fillim të ri pas pikës së ulët në marrëdhëniet gjermano-amerikane në epokën e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Trumpi sulmoi në mënyrë të përsëritur Gjermaninë dhe Merkelin. Ndërsa Bideni nuk lë dyshim se sa e rëndësishme është marrëdhënia me Gjermaninë për të.

europian Lideri shtepine e bardhe zbulohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.