Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 Zbulohet lidhja e Abazoviçit me serbët, vëllai: PO, jam ortak biznesi me partneren e kryeministres së Serbisë

15:41 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 850x636 ana brnabic16040659421657723806
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat kryesore të rajonit shkruajnë për një marrëdhënie të mundshme biznesi mes vëllait të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe partneres së kryeministres serbe Ana Brnabić.

Tashmë, mediat në Serbi kanë mundur të marrin edhe dëshminë e vëllait të Abazoviç, i cili shpjegon sesi qëndron e vërteta, sipas tij.

Mesa duket nga intervista, mjeku është “mërzitur” që mediat janë fokusuar te fakti që vëllai i tij është kryeministër i një shteti fqinj, ndërsa shefja e radiologjisë është partnerja e kryeministres së vendit. Ai thotë se spitali në fjalë, por edhe shumë projekte të tjera, vijnë si rrjedhojë e punës së tij prej vitesh.

“Në maj të këtij viti, një grup mjekësh që bënë emër në mjekësi hapën Spitalin e Përgjithshëm “Biocell spital” në Beogradin e Ri. Institucione të reja, veçanërisht në ndërtesën BIGZ, nuk janë planifikuar”, thotë Xhihan Abazoviç, vëllai i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kjo është përgjigja e tij ndaj spekulimeve që janë bërë së fundmi se vëllai i tij ka mundësuar hapjen e një spitali të ri në godinën në fjalë , së bashku me partneren e kryeministres së Serbisë, Milica Gjurgjiç.

– Kur të marr vesh se kush është, mund t’i kërkoj pronarit të ndërtesës BIGZ që të vendosë një billbord përballë me emrin e spitalit tonë që pacientët të mos devijojnë – tha Abazoviç, mjek specialist, për “Danas”.

Ai po ashtu thekson se spitali sapo është hapur, do të zgjerohet ndërsa konfirmon po ashtu se pjesë e ekipit është edhe Dr. Gjurgiç si shefe e radiologjisë.

Siç raporton, Kurir, ai është shprehur se është prekur nga raportimet e mediave të cilat i akuzon për “sensacionalizëm” duke shtuar se janë “kapur me faktin” që vëllai i tij është kryeministër i një shteti fqinj, kurse shefja e radiologjisë është partnerja e kryeministres në Serbi”.

– “Fakti që vëllai im është kryeministër mori shumë më tepër vëmendje mediatike sesa CV-ja ime. Dhe hamendësoj se ne “bishtajat” bëjmë diçka, kemi jetën tonë” – tha ai.

Abazoviç thekson se spitali është rezultat i punës afatgjatë të gjashtë apo shtatë personave të cilët përveç punës së tyre të rregullt janë marrë edhe me inovacion, para së gjithash në aplikimin e mjekësisë rigjeneruese dhe terapive qelizore dhe gjenetike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U plagos në kokë gjatë protestës në Shkodër, përfundon me sukses operacioni i policit 64-vjeçar

19:02 / October 15, 2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.