Një ekip shkencëtarësh çekë ka zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur atë liqeni “Neuron”.
Ai ndodhet në zonën e llixhave të Sarandaporit në Leskovik.
Shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse të nëntokës së kësaj zone. Në vitin 2021, ata gjetën një sistem të gjerë shpellash, të cilat që atëherë i kanë studiuar në detaje.
Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli.
Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata në një humnerë mbi njëqind metra të thellë, në fund të së cilës ndodhej dhe liqeni termal.