Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet pasuria e Berishës: Argita 34 mijë euro të ardhura nga qeratë, Shkëlzeni shet pronën 600 mijë euro

12:47 / April 19, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha dhe familja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 

sali berisha dhe familja

Fëmijët e Sali Berishës kanë deklaruar të ardhura të shumta në deklaratën e pasurisë, kryesisht nga mësimdhënia dhe konsulenca juridike.

Panorama ka siguruar sot deklarimin e pasurisë së familjes së ish- kryeministrit Berisha, ku si çdo vit tjetër kanë deklaruar pasurinë e tyre edhe Shkëlzeni dhe Argita Malltezi.

Berisha ka deklaruar një shtesë llogarie prej 1 milion lekë të reja, ndërkohë që pagën vjetore si deputet dhe shpërblimet e ka pasur 1.3 milion lekë.

Ndërsa të ardhurat nga ish- pozicioni si kryeministër, Berisha i ka 647 mijë lekë.

Argita Malltezi, ndër të tjera ka deklaruar shtesa në katër llogari me 34 mijë euro, 15 mijë euro, 659 mijë lekë dhe 1.3 milion lekë.

Të ardhurat nga rroga neto në fakultet për Argita Berishën kanë qenë 1 milion lekë, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia në fakultete private ishte 1.1 milion lekë. Ajo ka përfituar gjithashtu të ardhura nga qiratë në shumën 34 mijë euro si dhe honorarë dhe shpërblime në shumën 642 mijë lekë.

Shkëlzen Berisha ka deklaruar pakësimin e një llogarie me 174 mijë euro si dhe në një llogari në lekë, ka shtuar 2.1 milionë. Ai ka krijuar 600 mijë euro të ardhura nga shitja e një pasurie të paluajtshme.

Në formularin e të ardhurave për vitin 2016, Shkëlzen Berisha ka deklaruar të ardhura nga konsulenca 3 milionë lekë, të ardhura nga punësimi 961 mijë lekë si dhe të ardhura nga qeraja 47.956 euro.

Në ditët e fundit të 2016 ai ka mbyllur kredinë 252 mijë euro si dhe ka shlyer 12 mijë euro kredi të cilën e ka marrë për blerjen e një makine.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi për këtë të shtunë

07:59 / June 20, 2026

Meloni dhe Sanchez përplasen për emigracionin në Këshillin Evropian

22:58 / June 19, 2026

Alarm për sigurinë ushqimore para bumit turistik/ Ministri Salla nga Vlora: Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit

21:18 / June 19, 2026

Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €, dërgohen në gjyq kryebashkiaku i Kolonjës

20:36 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.