Së fundmi në Meksikë është zbuluar një specie shumë e rrallë e quajtur, “Peshkaqeni me xhepa”. Ata për herë të parë janë zbuluar në shkurt të vitit 2010 dhe kjo është hera e dytë që dikujt i bie në dorë një peshkaqen i tillë.
Ai rritet deri në 14 centimetra dhe këtë javë është klasifikuar si specia më e re. “Peshkaqeni me xhepa” e ka marrë këtë emër pasi pas krahëve të tij ai ka dy xhepa dhe funksioni i tyre nuk është zbuluar ende.
Veçoria e tij qëndron e gjitha tek ndriçimi që lëshoh herë pas here. Ai ndriçon për shkak të një lënde speciale e cila në kontakt me oksigjenin ose ujin e ngrohtë çliron dritë.