Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet plani grek: Të rikthejmë marrëveshjen e detit që bëmë me Berishën dhe Bashën në 2009

15:11 / September 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1568379959 pakti2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e re greke do synojë t’i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit në Bashkimin Europian me qëllim që të rikthejë Marrëveshjen e Detit të 2009 të firmosur nga Sali Berisha e Lulzim Basha. Këtë plan e ka zbuluar ish-ministrja e Jashtme e Greqisë e asaj periudhe Dora Bakojanis, motra e kryeministrit grek, Qiriako Micotaqis, aktualisht deputete dhe një nga drejtueset e partisë në pushtet Demokracia e Re, gjatë një diskutimi të saj në parlamentin grek.

“Marrëdhëniet me Shqipërinë janë në një situatë e cila ka shkuar drejt përkeqësimit në vitet e fundit. Nuk mund të krahasohen fare marrëdhëniet që kemi tani me Shqipërinë me ato që kishin ne më parë, në kohën kur firmosëm Paktin në periudhën e Qeverisë të Kosta Karamanlis”, ka thënë fillimisht Bakojanis për të zbuluar më pas se çfarë synon qeveria e re greke, shkruan Shqiptarja.com.

“Mendimi im është që ajo marrëveshje nuk duhet braktisur. Më së shumti u braktis nga qeveria e mëparshme në një përpjekje të kërkimit të një marrëveshje të re. Megjithatë ne duhet që bazën e asaj marrëveshje ta ruajmë, sidomos tani që shqiptarët kanë kërkesa nga qeveria e Greqisë. Meqenëse shanset nuk shfaqen dendur në politikën e jashtme, tani që na e kanë nevojën, fjalët e qarta do të sjellin edhe rezultate të qarta”.

Marrëveshja e 2009 me Greqinë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010 si antikushtetuese. Kjo marrëveshje u hartua në kohën e qeverisë së partisë Demokratike dhe u firmos nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe nga kreu aktual i demokratëve Lulzim Basha që ishte ministër i Jashtëm. Në këtë marrëveshje Shqipëria i dhuronte Greqisë një pjesë të hapësirës së saj detare, e cila ka rezultuar e pasur me gaz e naftë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Kryeministri Micotaqis, deklaroi se respektimi i minoritetit grek është kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por mesa duket oreksi i Greqisë është zmadhuar.

bakojanos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në botë? Zbulohet renditja pas analizës së 60 ekspertëve

17:10 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.