Fshati turistik i Dhërmiut, sezonin e ardhshëm turistik do të ofrojë një tjetër pamje të transformuar për vizitorët.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje të projektit që pritet të finalizohet deri sezonin e ardhshëm turistik, ku përfshihet edhe kthesa panoramike si edhe “ballkoni” natyror në shpatin jugor të fshatit magjepsës.
“Ja si do ta gjeni rrugën që përshkon Dhërmiun sezonin e ardhshëm, kur pas restaurimit të shtëpive të vjetra, vendosjes së kalldrëmeve e të ndriçimit të brendshëm, do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në kthesën panoramike, si edhe në “ballkonin” natyror në shpatin jugor të fshatit magjepsës”, tha Rama.












