Prej orës 19:00 ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Deputeti i PD-së Helidon Bushati ka propozuar që selia blu t’i kthehet normalitetit duke “zhveshur” fortifikimin dhe të rritet bashkëpunimi mes dy palëve.
“Bashkimi do të duhet të jetë kryefjala jonë, jo vetëm në retorikë por edhe me akte konkrete. Partia Demokratike e ka jetike rikthimin në një debat konstruktiv në një bashkëpunim të të gjithë flukseve. Si sinjal të parë unë propozoi dhe do dëshiroja që ti kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal të pare të rikthimit në normalitet. Vetëm e bashkuar do të mund të jemi të fortë dhe garues. Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, zgjedhjet janë shumë afër. Prandaj të gjithë ne do duhet të japim kontribut për bashkimin e kësaj force politike, do duhet të tregojmë pjekuri”, tha Hliedon Bushati.
Postime te ngjashme
Add A Comment
