Këngëtarja e njohur, Greta Koçi është mjaft e rezervuar përsa i përket jetës private.
Por sipas burimeve mësohet se këngëtarja prej kohësh është fejuar me një person i cili jeton në Austri dhe punon si bankier.
Është pikërisht i fejuari i Gretës arsyeja përse këngëtarja shihet shumë shpesh në Austri. Sipas po të njëjtave burime mësohet se këngëtarja pritet që së shpejti të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë dhe të zhvendoset në Austri.

