Një grup arkeologësh kanë zbuluar një ndër sëpatat më të lashta të rajonit të Afrikës Veriore, që daton 1.3 milion vjet më parë. Ajo është cilësuar nga studiuesit si një “zbulim i madh” për shkak së jep të dhëna të një periudhe prehistorike, ku ka shumë pak të tilla.
Arkeologët në Marok kanë zbuluar një sëpatë të stilit më të vjetër të prodhimit të këtij lloji, që i përket Epokës së Gurit.
Kjo gjetje daton 1.3 milion vjet më parë dhe u zbulua nga një ekip prej 17 vetash, që përbëhej nga studiues marokenë, francezë dhe italiane. Ata po bënin gërmime në një gurore në periferi të kryeqytetit ekonomik të vendit Casablanca, kur ndeshën me zbulimin.