Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet sesa do të rritet paga minimale e shqiptarëve… një rritje “minimale”

15:38 / April 24, 20171 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben ahmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria do të rrisë pagën minimale të shqiptarëve me 2 mijë lekë të reja.

Vendimi që pritet të merret nga Këshilli i Ministrave rrit kësisoj në mënyrë “minimale”, pagën e detyrueshme “dysheme” të shtetit shqiptar, e cila pritet të shkojë në 24 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që është aktualisht.

“Besoj se këtë të mërkurë, në mbledhjen e radhës së qeverisë, do të kemi aprovimin e pagës minimale në nivelin 24 mijë lekë. Është e konsultuar me sipërmarrjen, me shoqatat e punëmarrësve, e gjithashtu me shoqatat e punëdhënësve”,-tha Ministri i Financave Ahmetaj.

Ahmetaj ka qenë i pranishëm këtë të hënë për të prezantuar uljen e TVSH-së për akomodimin në turizëm, nga 20 në 6 %, në komisionin parlamentar të ekonomisë.

“Unë besoj se, menjëherë pas kalimit të ligjit, do të kalojmë në një fushatë formalizimi të sektorit të turizmit dhe besoj se do të shoqërohet edhe me një regjistrim të detajuar të të gjithë shtretërve në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi më tej Ahmetaj. /TiranaNews/

Arben Ahmetaj Ekonomi Financa Paga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.