Në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha do të publikonte një shkrim interesant rreth epidemive.
Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.
“Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.
Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.
Mes të tjerash, ai e quan arritje dhe sukes “ngritjen e shërbimeve të specializuara të shëndetësisë socialiste, në zbatim të porosive të Pleniumit të 11 të KQ të Partisë të janarit 1971”, raporton Tema.
Më poshtë do të shikoni shkrimin e Sali Berishës.

