Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet skenari i PD / Nga deputetët te kandidatët, si do të dorëzohen mandatet e PD

15:31 / February 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryesia e PD se
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur të mbështesë vendimin politik të Grupit Parlamentar Demokrat për djegie të mandateve.

lg.php?bannerid=698&campaignid=545&zoneid=557&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fnga deputetet te kandidatet si do te dorezohen mandatet e pd%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

PROCEDURA

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD-së është rënë dakord që 43 mandatet e Partisë Demokratike të dorëzohen përmes deklarimeve individuale nga çdo deputet. Deklarata, e cila pritet të jetë gati ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, do të jetë e të njëjtit format për të gjithë deputetët. Sipas burimeve nga grupi i punës, deklarata do të jetë e formatuar me një tekst politik që shpreh edhe motivet politike, për të cilat ligjvënësi heq dorë nga mandati i marrë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Akti formal i dorëzimit do të jetë një deklaratë me motivacion politik përse deputetët heqin dorë nga mandati dhe përse ata që janë në listat shumemërore për deputetë heqin dorë nga e drejta për t’u konsideruar si kandidatë për deputetë, raporton Panorama.

Pra, do të jenë 43 deklarime të deputetëve të PD-së dhe aleatëve që dolën nga listat e demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit, aktet që do të finalizojnë djegien e mandateve. Fillimisht do të jenë deputetët ata që do të firmosin aktet e dorëheqjes dhe më pas do t’i kërkohet edhe të gjithë kandidatëve në listat e PD-së të kryejnë të njëjtën procedurë. Deklarimet e dorëheqjes deputetët do t’i dorëzojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të jetë ky institucion, i cili do t’ia kalojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta njoftuar edhe mbi vakancat e krijuara.

Ndërkohë që të gjithë kandidatët në listën shumemërore të PD-së për deputetë aktet e dorëheqjes do t’i dorëzojnë në KQZ. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, deputetët demokratë mbështetën vendimin politik të propozuar nga Basha për djegie të mandateve. Ky vendim është mbështetur edhe nga të gjithë aleatët opozitarë, përfshirë edhe LSI, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për të djegur mandatet parlamentare.

mandate PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.