Buckingham Palace ka lëshuar një deklaratë pas deklaratës dhe njoftimit të Kate Middleton se ajo vuan nga kanceri. Në reagim thuhet se mbreti Charles ka qenë në kontakt të ngushtë me Princeshën e Uellsit javët e fundit pas qëndrimit të tyre të përbashkët në spital.
Në reagim thuhet se mbreti është shumë krenar për Kate për guximin e saj për të folur ashtu siç bëri. Më tej mbeti e ka përshkruar princeshën si nusja e dashur e monarkut. Mbreti dhe Mbretëresha do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen gjatë kësaj kohe të vështirë.