Ish punonjësja e Pentagonit e cila zbuloi lidhjen mes Bill Klinton dhe një nëpunëse të Shtëpisë së Bardhe që gati rrëzoi presidencën e tij ndërroi jetë.
Linda Trip, 70 vjeçe vdiq pasi vuante nga një kancer të pankreasit, tha për median amerikane familja e saj. Regjistrimet e Trip të një bisede të saj me Monica Levinski u vu në qendër në gjyqin e vitit 1998 ndaj presidentit të asaj kohe të SHBA-së, Bill Klinton.
Ajo u vlerësua në mënyra të ndryshme ku u kritikua dhe u lavdërua. Si një ish nëpunëse që ka shërbyer ne Pentagon, Trip kishte miqësi me Levinskin, pavarësisht diferencës së moshës mees tyre prej 24 vitesh dhe mësoi se kjo e fundit kishte një raport seksual me Presidentin dhe kishte nisur të regjistronte në mënyrë të fshehtë bisedat e tyre në 1997.
Këto regjistrime ajo ia tha Kenneth Starr, një prokuror special që drejtoi më pas hetimet në administratën Klinton.