Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbuloni çfarë të mirash i ofron organizmit limoni i ngrirë

18:01 / July 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
limon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fruti i limonit përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Madje sipas ‘Healthline’ në një limon gjendet 31 mg vitaminë C.

Por në këtë artikull do të mësoni për cilësitë e mira që ofron një limon i ngrirë. Terapia e limonit të ngrirë ofron një metodë të thjeshtë e të shijshme për të përfituar këto vlera të rëndësishme shëndetësore.

1. Thesar vitaminash

Lëkura e limonit përmban 10 herë më shumë vitamina se lëngu. Pikërisht tek lëkura fshihen vlerat më të mira mjekësore të limonit të cilat ne për fat të keq i hedhim tutje.

Sipas të dhënave lëkura e limonit përmban pektinë, vitaminë C, flavonoidë dhe më shumë se 22 përbërës të tjerë që ngadalësojnë oksidimin e qelizave.

2. Sistemi imunitar

Terapia e limonit të ngrirë është ideale për të luftuar një sërë sëmundjesh të përditshme ndaj të cilave jemi të ekspozuar siç janë e ftohura, infeksionet apo gripi. Gjatë gatimit, lëkura e limonit humbet 40 përqind të vlerave por nëse ngrihet lëkura i ruan të gjitha.

3. Rënia në peshë

Siç e dini, limoni është ideal për të pastruar organizmin dhe për të pastruar gjakun nga lipidet të cilat shkaktojnë kolesterolin e keq që më pas akumulohet si yndyrë.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 75 gramë limon në ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Si të ngrini limonin?

Përgatitja e terapisë së limonit të ngrirë është shumë e thjeshtë.

Përbërësit: 2 limonë, Grirëse

Përgatitja: Ju mund të mbani në ngrirje 2 limonë ose t’i prisni në copa dhe t’i grini e më pas t’i fusni në ngrirje. Ekspertët gjithësesi rekomandojnë ngrirjen e limonit të plotë.

Si konsumohet limoni i ngrirë?

Pasi limoni të jetë ngrirë, grijini në grirëse. Shpërthimi i aromës karakteristike do të jetë i menjëhershëm. Ju mund të përfshini grimcat e limonit në gatime të ndryshme.

Merrni 25 gramë nga pluhuri i grirë dhe konsumojeni me kos. Të njëjtën sasi mund ta shtoni në sallatën me spinaq, arra, djathë e domate qershi. Limonin e grirë mund ta shtoni në çaj ose në sallatë frutash.

Nëpërmjet kësaj taktike, mund të shfrytëzoni të gjithë këtë agrume të mrekullueshme dhe të merrni prej saj një mburojë të hekurt për shëndetin./AgroWeb.org

i ngrire ngrire ofron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.