Ish-kryeministri Berisha ka komentuar situatën aktuale në godinën e PD dhe si do veprojë nesër me protestuesit.
“Ju do jeni aty, në mënyrë kategorike nuk pranojmë akt dhune. Hapja e derës me forcë nuk është akt dhune. Nëse tjetri mbyll derën e shtëpisë, çfarë më mbetet mua? Të shqyej derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time në mënyrën më paqësore. Do përdorim mjete që hapin dyert e hekurta. Por kjo nuk është dhunë. Është hapje e derës së shtëpisë. As një qime floku nuk do i preket askujt. Nuk shkojmë për të cenuar askënd atje. Ai që nuk do të hyjmë aty është vetëm një, njeriu i shkarkuar nga anëtarësia”.
Më tej, Berisha tha: “Kemi dokumente ku zëdhënësit më të afërt të Lulzim Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima dhe se pa gjak nuk e lëshojnë selinë. I kam provat në telefon. Ne do shkojmë të hapim dyert e shtëpisë tonë. Po i hapi Lulzim Basha, ne nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë, është shtëpia jonë ajo, ata janë punonjës së PD”.