Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zëdhënësja e Berishës kundër ndërtuesit të Saliut: Nuk do hesht!

11:06 / May 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erla mehilli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej ditësh Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha ka nisur të denoncojë një kompleks ndërtimi në gjirin e Lalzit, dhe pse ndërtuesi i saj njihet si një nga njerëzit e afërt të Berishës.

Në këtë zonë kanë vilat e tyre shumë figura të njohura, përfshirë presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Por teksa më herët denoncoi çmimet e kripura të çadrave të plazhit në këtë zonë, Erla ka vendosur të vijojë me denoncimet, duke folur për ndotjen e plazhit dhe fekalet që kalojnë shumë pranë banesave të kompleksit. Ajo thotë se nuk do të ndalet duke denoncuar këtë pasi bëhet fjalë për jetën e shëndetin e të gjithëve dhe prindërve të saj, të cilët gjithashtu kanë një shtëpi atje.

“U be dite qe postoj mbi ate çka ndodh ne fshatin turistik @lura.resort ne Gjirin e Lalzit, nje krim i vertete mjedisor. Fatkeqesisht mediat bene lajm vetem faturat per cadrat qe kushtojne 150 euro, edhe ate e kishin lexuar pergjysem.
Po pak rendesi ka, sepse cadrat me pagese jane shqetesimi i fundit ose problemi me i vogel i asaj qe ka ndodhur dhe po ndodh aty. Sigurisht jam e bindur qe askush nuk do publikoje asgje mbi kete. Nuk e kuptoj pse tere ata njerez publike aty nuk e ngrejne publikisht kete shqetesim, ose te pakten nuk kam pare gje deri tani. Kuptoj qe nuk kane si te flasin as mediat qe benin reklame se sa mire kishte ndertuar pronari resortit shtepite aty, aq sa nuk i kishte gjetur gje nga termeti i 26 nentorit.
E kam denoncuar gati dy jave me pare devijimin e rrjedhes se Tarinit, i cili eshte zhvendosur 300 metra me ne veri dhe tani derdhet mbi 120 metra ne brendesi te fshatit (shih videon). Tarini sjell me vete ujrat e ndotura te fshatrave Armathe dhe Rrotull, si edhe mbetjet e nje ndermarrje (pularie me duket) qe eshte ndertuar ne Rrotull. Fekalet e tyre i kemi mu ne Lura 1, me pak se 100 m nga ku lahen femijet dhe ne!!! E kam thene qe ky lum apo kanal nuk erdhi vete, por nga nderhyrjet e gabuara te babezise se ndertuesve per te zgjeruar fshatrat turistike nga Lura 1 ne Lura 2/3 dhe tani 4 dhe 5 (nje zot e di kur do mbarojne). Pervec kesaj, fshati turistik ngjitur Vala Mar po nderton nje argjinature, per barkat thone. Ndertimi i nje pontili me materiale te pakalueshme (gure dhe dhera) eshte veper penale dhe krim ndaj mjedisit.
Mua me dhimbset investimi i prinderve te mi aty si dhe jeta dhe shendeti im dhe familjes time. Nese askush nuk flet dhe nuk nderhyn, fekalet nga rera do i kemi brenda shtepive. Une per vete nuk do hesht!”, shkruan Erla.

https://www.instagram.com/p/CAFVuYwg6JZ/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.