Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zeka bën deklaratën e fortë: Kurti si Vuçiç, i përdor përplasjet në veri për politikë të brendshme

22:16 / December 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
milaim zeka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Melaim Zeka ka deklaruar se si presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kanë përdorur veriun e Kosovës për agjendën e tyre të brendshme politike.

I ftuar në “Top Story”, Zeka u shpreh se “Kurti luan të njëjtat karta si Vuçiçi. Ai nuk mund të rrijë në pushtet nëse nuk paraqitet agresiv me Serbinë, nëse nuk krijon tërësisht të panevojshme sikurse rasti i Veriut të Kosovës.”

Edhe Vuçiçi nga ana tjetër, tha Zeka, nuk do të fitonte zgjedhjet në Serbi këtë herë nëse nuk do ta sulmonte brutalisht Kosovën.

Zeka: Njëri nga gazetarët më të mirë botëror, Richard Zhvarc, ka pas bërë në vitin 1981 një shkrim fantastik për Kosovën; “Çfarë fsheh Jugosllavia nën gjethen e fikut”. Bëhej fjalë për demostratat e asaj kohe. Tani pyetja e vërtetë është çfarë fshihet nën gjethen e fikut.

Deri tani lajmi më i mirë është liberalizimi i vizave për Kosovën, por ne kemi hyrë dhe do të hyjmë vitin e ardhshëm në një luftë shumë të rëndë politike. Një presion i jashtëzakonshëm i drejtuar ndaj mazhorancës dhe opozitës në Kosovë. Mos harroni se Vuçiç ka pasur një problem të madh për largimin e Aleksandër Vulinit, i cili fillimisht ishte ministër i Mbrojtjes, pastaj shef i Shërbimit Sekret, njeriu më i afërt i Putinit. Dhe duke luajtur rolin fantastic me Perëndimin, por edhe duke u fërkuar nga pak edhe me Lindjen dhe vendet Arabe, Vuçiçi na ka vënë politikisht në një situatë shumë të rëndë, duke shfrytëzuar edhe momentin e keq për Kosovën ku opozita dhe mazhoranca janë thellësisht të përçara.

Opozita në Kosovë, në vend që të mbështes Albin Kurtin, në vend që të dalë me vizione dhe ide që përafrohen mes vete, e presin me padurim penalltinë që Kurti do të bëjë në raport me Beogradin, duke harruar gjithmonë se çdo penallti e Kryeministrit të Kosovës i kushton qytetarëve.

Duma: Cila penallti thua?

Zeka: Kurti luan të njëjtat karta si Vuçiçi. Ai nuk mund të rrijë në pushtet nëse nuk paraqitet agresiv me Serbinë, nëse nuk krijon ngjarje tërësisht të panevojshme sikurse rasti i Veriut të Kosovës. Dhe Vuçiçi nuk do të fitonte zgjedhjet në Serbi këtë herë nëse nuk do ta sulmonte brutalisht Kosovën. Si Kurti edhe Vuçiç e kanë përdorur për agjendë të brendshme veriun e Kosovës.

Albin Kurti Milaim Zeka politika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.