Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zekthi me kritika të ashpra: PD në krizë që prej vitit 2009 dhe pa bosht ideologjik, elita e saj u korruptua!

19:20 / August 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zekthi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi, foli sot lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD-së që d mbahet ditët në vijim.

Ai tha se kuvendi do i japë formë, strukturës së partisë ndërsa theksoi se ajo nuk ka qenë një alternativë serioze deri tani duke mos pasur vizion afatgjatë e bosh ideologjik.

I ftuar në News24, Zekthi theksoi se deputetët që janë pjesë e grupit të Gazment Bardhit nuk kanë nevojë për ftesë pasi janë pjesë e PD-së.

“Kuvendi do përpiqet të formësojë strukturën e kësaj partie që për herë të parë të kemi një PD nga A në Zh, ku të mishërohen vlerat serioze të një politike që e do këtë vend. Deri tani PD nuk ka qenë një alternativë serioze për qytetarët.

PD nuk është përpjekur për një vizion afatgjatë kohët e fundit. Ka hyrë në krizë prej vitit 2009 ku u bë një parti pa bosht ideologjik, por e bazuar në interesat e pushtetit. Elita e partisë qëndroi në vend dhe u korruptua moralisht e ideologjikisht. Basha ka përgjegjësinë e tij pa dyshim. Ai ka operuar në vijimësinë e rrugëtimit të PD prej vitit 1991.

Mendoj se duhet të bënte disa ndryshime, por ka respektuar atmosferën që ka gjetur aty. Unë kam vlerësim për të gjithë deputetët, Bardhi, Tabaku, etj. Unë kam pikëpamjen time se ajo që ka bërë Bardhi është e palogjikshme, por kjo nuk e bën atë jo deputet të PD-së.

Ai është i ftuar se sot është sekretari i Partisë, nuk ka nevojë për ftesë. Ai duhet të mbrojë pikëpamjen e vetë dhe të kuptojë se nuk ecet para me inat”, tha Zekthi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Shtyhet seanca për Veliajn, avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve për transferimin në Fier

12:33 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.