Zelanda e Re raportoi të enjten e javës së kaluar 13 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë vendi adreson një shpërthim të freskët të Covid-19, i cili u shfaq pas ekzekutimit të suksesshëm të karantinës, ku për më shumë se 100 ditë në të gjithë vendin nuk pati infeksion të transmetuar.
‘Shpërthimi’ i ri, i cili tani arrin gjithsej në 17 raste, e ka nxitur vendin të vendosë sërish karantinën qytetin më më të populluar ndërsa autoritetet po përpiqen intensivisht të gjejnë burimin e shpërthimit. Zelanda e Re tani ka 36 infeksione aktive, përfshirë edhe raste të importuara. Në total, vendi ka raportuar 1.238 raste të konfirmuara dhe 22 vdekje.
Autoritetet paralajmërojnë se numri i rasteve ka të ngjarë të rritet, duke ngritur perspektivën se një bllokim tre-ditor në Auckland mund të zgjatet dhe duke vënë në dyshim datën e zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme të vendit.
“Siç kemi mësuar të gjithë nga përvoja jonë e parë me Covid, pasi identifikohet vatra e parë, ajo rritet përpara se të ngadalësohet,” tha Kryeministrja e vendit Jacinda Ardern në një konferencë shtypi të enjten. “Ne duhet të presim që do të ndodhë edhe këtu”.
Shfaqja e rasteve të reja në Zelandën e Re përbën një kthesë dramatike të ngjarjeve për vendin, i cili u shpall si një udhëheqës botëror në mënyrën si e trajtoi shpërthimin. Për muaj të tërë, jeta zhvillohej normalisht dhe vendi arriti të qëndronte plot 102 ditë pa ndonjë rast infeksioni.
Por të martën, Zelanda e Re raportoi se një familje prej katër personash në Auckland ishte infektuar me koronavirus, pavarësisht se nuk kishte histori udhëtimesh jashtë shtetit dhe asnjë lidhje me ndonjë rast të njohur. Kjo e shtyu Ardernin të rivendoste kufizimet e koronavirusit, duke përfshirë mbylljen e aksesit në shtëpitë e pensionit, vendosjen e karantinës të Auckland dhe kufizimin e tubimeve në të gjithë vendin për jo më shumë se 100 njerëz.
Të enjten, Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Zelandën e Re Dr Ashley Bloomfield njoftoi 13 rastet e reja të transmetuara në vend.
Mbetet e paqartë se çfarë shkaktoi shpërthimin e fundit. Për muaj të tërë, Zelanda e Re ka vendosur kontrolle të rrepta të imigracionit – përveç disa përjashtimeve, kufiri është i mbyllur për të gjithë Zelandezët , dhe kushdo që hyn në vend duhet të kalojë 14 ditë në një strukturë shtetërore karantine.
Autoritetet kanë përdorur sekuencat e gjenomit për të hetuar burimin e shpërthimit, por nuk kanë gjetur lidhje midis rasteve të komunitetit dhe rasteve të importuara në objektet e karantinës së izolimit të Zelandës së Re, tha Bloomfield. “Ajo që ne dimë është se sekuenca gjenomike e rasteve të reja në përgjithësi më shumë i ngjajnë modeleve nga Mbretëria e Bashkuar dhe Australia”, tha ai.
Një nga katër rastet janë evidentuar në Americold, një kompani amerikane.
Autoritetet po testojnë sipërfaqe në depon e Americold për Covid-19, por Ardern theksoi se shkaku më i mundshëm i shpërthimit ishte transmetimi njeri- njeri.
“Ne po dëshirojmë të përjashtojmë gjithçka,” tha ajo.
Grupi i ri i Zelandës së Re vjen vetëm disa javë larg nga zgjedhjet kombëtare të planifikuara për 19 shtator. Parlamenti ishte caktuar të shpërndahej të Mërkurën por Ardern e shtyu atë deri në 17 gusht – dhe ajo ende nuk do të njoftojë nëse zgjedhjet do të shkojnë përpara ashtu siç ishte planifikuar fillimisht.
Autoritetet dhe mbarë vendi shpreson se mund të shmanget një situatë e ngjashme me fqinjin e saj Australinë, ku shteti Victoria po raporton qindra raste të reja çdo ditë. Shteti aktualisht ka më shumë se 7.800 raste aktive, dhe ka raportuar të paktën 275 vdekje të koronavirusit, që nga e enjtja. Ashtu si Zelanda e Re, Australia vendosi kontrolle të rrepta kufitare, por shpërthimi i tanishëm ka qenë i lidhur me praktikat e dobëta në kufi.
Të mërkurën, Ardern theksoi se situata e Australisë – dhe situata në vendet e botës – treguan se sa e rëndësishme ishte për Zelandën e Re të përmbahej në rregullat e reja të kufizimit.
“Përgjigja jonë ndaj virusit deri më tani ka funksionuar, ajo hapi ekonominë tonë dhe komunitetet tona, dhe ajo u dha Zelandezve lirinë që ne kaq shumë e kemi dashur dhe të gjithë duam të kthehemi atje sa më shpejt që të mundemi. Por suksesi mbështetet te të gjithë ne që punojmë së bashku, “tha ajo.
“Ne dimë se si ta mposhtim këtë, por gjithashtu ne e dimë se nuk kemi nevojë të shohim larg për të parë ç’do të thotë e gjitha kjo nëse nuk prekim majat”. CNN/ Tirananews.al

