Me anë të një letre të dërguar, Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky i kërkon ndihmë Bullgarisë lidhur me riparimin e pajisjeve ushtarake, të cilat kanë mbetur të dëmtuara në luftën e vazhdueshme të Rusisë.
Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko ka paraqitur një letër nga Zelensky drejtuar Parlamentit të Bullgarisë. Në letrën në fjalë, kreu i shtetit ukrainas thotë se autoritetet në Kiev shpresojnë se Bullgaria do ta ndihmojë vendin dhe do të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit që ikin nga lufta, shkruan “CNN“.
Mes të tjerash, Zelenskyy nënvizon se shpreson që bashkëpunimi energjik mes dy vendeve dhe eksporti i energjisë elektrike dhe gazit nga Ukraina në Bullgari do të vijojë.
