Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zelensky dekoron Spiropalin me Urdhrin e Lartë Shtetëror, ministrja: Nderim për çdo qytetar shqiptar për solidaritetin e treguar

20:19 / January 15, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olga spiropali zelensky1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dorëzoi sot në Kiev, Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, dekoratën e Urdhrit të Princeshës Olga, e Klasit të Parë.

Dekorimi i Spiropalit nga Zelensky me një prej nderimet më të larta shtetërore të Ukrainës, vjen për kontributin e çmuar personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Spiropali theksoi në një mesazh se “e pranova Urdhrin e Lartë jo vetëm në emrin tim personal, por në emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe në emër të vlerave të shenjta njerëzore dhe solidaritetit që të gjithë, gratë, vajzat, djemtë dhe burrat shqiptarë strehojnë në zemrat e tyre.”

“Sot, në Kiev, me përulësi dhe një ndjenjë të thellë mirënjohjeje, pranova Urdhrin Princeshë Olga, Klasi I, akorduar dhe dorëzuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky.
E pranova këtë Urdhër të Lartë jo vetëm në emrin tim personal, por në emrin e çdo qytetari shqiptar, si dhe në emër të vlerave të shenjta njerëzore dhe solidaritetit që të gjithë, gratë, vajzat, djemtë dhe burrat shqiptarë strehojnë në zemrat e tyre. Ukraina është sot fushëbeteja jo vetëm e luftës, por edhe e ndërgjegjes sonë kolektive. Aty, do të shkruhet nëse e ardhmja do të jetë e diktuar nga frika apo nga vlerat. Dhe kam bindjen, sot edhe një herë më shumë, që e ardhmja, ashtu siç ka thënë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, nuk do të shkruhet nga forca e armëve, por nga forca e njerëzve dhe vlerave të tyre”, deklaroi Spiropali.

Në takimin e posaçëm që pasoi ceremoninë e dekorimit, Presidenti Zelensky e vuri theksin te qëndrimet e qarta dhe të principta të Qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Edi Rama kundër krimeve të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Ai falenderoi Spiropalin për kontributin e saj aktiv përkrah kauzës së Ukrainës.

Më herët, Spiropali u prit nga homologu i saj ukrainas Andrii Sybiha, ku deklaroi se “një paqe e drejtë për Ukrainën, do të thotë garanci sigurie; do të thotë që të burgosurit të kthehen në shtëpi, krimet e luftës të hetohen dhe të ndiqen penalisht, dhe agresori të mbahet përgjegjës.”

Spiropali shtoi se “Shqipëria ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, ka mirëpritur refugjatët dhe ka kontribuar në mbështetje ushtarake në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët e BE-së.”

Në vizitë, u riafirmua vizioni i përbashkët për Integrimin Europian si një faktor kyç për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në Europë.

Spiropali shprehu gatishmërinë për të mbështetur reciprokisht aspiratat e Integrimit Europian të Ukrainës dhe Republikës së Shqipërisë.

image 15
image 16

dekoron olga spiropalin urdherin zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.