Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky feston sot ditëlindjen.
Në 45-vjetorin e lindjes, bashkëshortja e tij, Olena, i ka kushtuar një dedikim emocionues.
“Më pyesin shpesh si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë përgjigjem se ai nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që takova kur ishim 17-vjeçarë. Por, në realitet diçka ka ndryshuar. Tani ai buzëqesh shumë më pak. Të gjithë e dimë këtë. E rëndësishme është që të kemi shëndet”, shtoi Olena.
“Pra, kujdes shëndetin, ju lutem! Duam të buzëqeshim gjithmonë me ju. Na e jepni këtë mundësi!”, përfundoi bashkëshortja e presidentit.
Volodymyr Zelensky ka lindur më 25 janar 1978. Ai u njoh me Olenën që në shkollën e mesme dhe janë martuar që nga shtatori i vitit 2003. Ata kanë dy fëmijë, vajzën Oleksandra dhe djalin Kirill.