Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky i kërkon ushtrisë të jetë gati në kufirin me Bjellorusinë

18:37 / January 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 11 janar se forcat ukrainase “duhet të jenë gati” në kufirin me shtetin fqinj, Bjellorusinë.

“Përveç deklaratave, ne nuk shohim asgjë të fuqishme atje, por megjithatë duhet të jemi gati si në kufi ashtu edhe në rajone”, tha ai.

Këto deklarata Zelensky i bëri pas një vizite në një rajon perëndimor të Ukrainës, ku diskutoi për mbrojtjen kufitare, mes spekulimeve në lidhje me potencialin për një ofensivë ruse përmes Bjellorusisë.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundit të inteligjencës ka analizuar njoftimin për ushtrime të përbashkëta ajrore midis Rusisë dhe Bjellorusisë që do të mbahen në pjesën e dytë të janarit dhe ka minimizuar rëndësinë e prezencës së re të helikopterëve të ushtrisë ruse pranë Minskut.

Duke adresuar frikën e vazhdueshme lidhur me përhapjen e luftës në Ukrainë, inteligjenca britanike tha se dislokimi i ri i avionëve rusë në Bjellorusi, që gjendet në kufi me Ukrainën, “ka të ngjarë që të jetë vërtetë për ushtrime, sesa përgatitje për ndonjë ofensivë të re kundër Ukrainës”.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës edhe pse lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka tentuar që të minimizojë rolin e shtetit të tij në konflikt.

Komandanti i forcave mbrojtëse të Kievit, gjenerallejtënant Oleksiy Pavlyuk, tha më 10 janar se ushtria ukrainase po forcon pozicionet mbrojtëse në veri dhe qyteti po përgatitet për një ofensivë të mundshme nga kufiri bjellorus./ Rel

Bjellorusi kufi zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.