Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky: Kina po përpiqet të minojë konferencën e paqes në Zvicër

18:27 / June 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi sot Kinën se është përpjekur të minojë konferencën e paqes të planifikuar këtë muaj në Zvicër.

“Duke folur gjatë ngjarjes së sigurisë “Shangri-La Dialogue” në Singapor, Zelensky tha se Kina, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po punonte për të siguruar që vendet të mos marrin pjesë në samitin e paqes, raportuan mediat ukrainase.

Rusia nuk është ftuar në konferencën që do të zhvillohet në Bürgenstock, më 15 dhe 16 qershor dhe Kina ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.

Në një fjalim të mëparshëm për ngjarjen, Zelensky tha se disa vende po përpiqeshin të pengonin pjesëmarrjen në konferencën zvicerane, pa përmendur emrin e Kinës.

Rusia tha se nuk ka interes të marrë pjesë në konferencën zvicerane, një qëndrim i konfirmuar nga presidenti Vladimir Putin gjatë vizitës së tij shtetërore në Pekin, muajin e kaluar.

Kina, e cila ka paraqitur planin e saj të paqes, beson se kushtet nuk janë ende të përshtatshme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning tha të premten në Pekin, se marrëveshjet nuk përmbushnin pritshmëritë e Kinës apo ato të komunitetit ndërkombëtar.

Sipas Zelensky, më shumë se 100 vende dhe organizata kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

“Konferenca do të diskutojë shkëmbimin e të burgosurve, ushqimin dhe sigurinë bërthamore, me qëllim paraqitjen e një propozimi në Moskë”, tha ai.

Një tjetër synim është kthimi i fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia. Zelensky ka akuzuar Rusinë për rrëmbimin e 20,000 fëmijëve.

konferenca e paqes zelensky Zvicer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.