Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky kundër SHBA! Diskutohet aneksimi zyrtar i Krimesë për të arritur paqe me Putinin

22:45 / April 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët evropianë dhe ukrainas në takimin në Londër të mërkurën do të përballen me propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta njohur aneksimin ilegal të Krimesë nga Rusia dhe ngrirjen e linjave të frontit si pjesë e një marrëveshjeje të paqes raporton “The Washington Post”.

Aleatët e Ukrainës po shpresojnë të fitojnë garanci për sigurinë dhe programe rindërtimi për vendin e shkatërruar nga lufta, në këmbim të lëshimeve të tilla territoriale.

Propozimet e SHBA-së, të cilat i janë prezantuar Ukrainës në Paris javën e kaluar, përfshijnë mundësinë që SHBA-ja ta njohë zyrtarisht Krimenë e aneksuar si territor rus dhe eventualisht t’i hiqen sanksionet Rusisë në një marrëveshje në të ardhmen. Në këmbim, Moska do të ndalojë sulmet në Ukrainë.

Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “presioni që i është vendosur Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit është i jashtëzakonshëm”.

Pas publikimeve në media, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagoi duke thënë se refuzon që ta njohë Krimenë si territor rus.

“Krimea është territor i yni, territor i popullit të Ukrainës. Ne nuk kemi asgjë për të biseduar për këtë temë”,  tha Zelensky për mediat ukrainase. “Në momentin kur ne fillojmë të bisedojmë për Krimenë, për territoret tona sovrane, atëherë futemi në një format të zgjatjes së luftës. Kjo është ajo që do Rusia”. Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina që në vitin 2014.

aneksimi krimea paqe SHBA zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.