Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky kundër SHBA! Diskutohet aneksimi zyrtar i Krimesë për të arritur paqe me Putinin

22:45 / April 22, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
zelensky 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zyrtarët evropianë dhe ukrainas në takimin në Londër të mërkurën do të përballen me propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta njohur aneksimin ilegal të Krimesë nga Rusia dhe ngrirjen e linjave të frontit si pjesë e një marrëveshjeje të paqes raporton “The Washington Post”.

Aleatët e Ukrainës po shpresojnë të fitojnë garanci për sigurinë dhe programe rindërtimi për vendin e shkatërruar nga lufta, në këmbim të lëshimeve të tilla territoriale.

Propozimet e SHBA-së, të cilat i janë prezantuar Ukrainës në Paris javën e kaluar, përfshijnë mundësinë që SHBA-ja ta njohë zyrtarisht Krimenë e aneksuar si territor rus dhe eventualisht t’i hiqen sanksionet Rusisë në një marrëveshje në të ardhmen. Në këmbim, Moska do të ndalojë sulmet në Ukrainë.

Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “presioni që i është vendosur Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit është i jashtëzakonshëm”.

Pas publikimeve në media, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagoi duke thënë se refuzon që ta njohë Krimenë si territor rus.

“Krimea është territor i yni, territor i popullit të Ukrainës. Ne nuk kemi asgjë për të biseduar për këtë temë”,  tha Zelensky për mediat ukrainase. “Në momentin kur ne fillojmë të bisedojmë për Krimenë, për territoret tona sovrane, atëherë futemi në një format të zgjatjes së luftës. Kjo është ajo që do Rusia”. Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina që në vitin 2014.

aneksimi krimea paqe SHBA zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhynë në zgjedhjet e Venezuelës

18:02 / May 20, 2025

Erdogan në samitin e shteteve turke në Hungari, në fokus bashkëpunimi në sektorët ekonomikë dhe kulturës

16:19 / May 20, 2025

Nis më 25 maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”

12:38 / May 20, 2025

Biseda dy-orëshe Trump-Putin, këshilltari diplomatik i presidentit rus: Liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

22:16 / May 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.