Lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 168 dhe këtë të mërkurë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi se lufta nuk do të përfundojë derisa gadishulli i Krimesë në Detin e Zi, i cili u aneksua nga Moska në vitin 2014, të çlirohet.
“Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo. Rajoni i Detit të Zi nuk mund të jetë i sigurt për sa kohë që Krimea është e pushtuar. Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në shumë vende në brigjet e Detit Mesdhe për sa kohë që Rusia është në gjendje të përdorë gadishullin tonë si bazën e saj ushtarake. Kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër gjithë Evropës së lirë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë dhe me çlirimin e saj”.
Të martën një seri shpërthimesh goditën bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka që ndodhet në perëndim të Krimesë, duke vrarë një person. Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm.