TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Heidi Lushtaku zbulon emrin e të birit, ja kuptimi i tij i veçantë

23:52 / May 27, 2022

Niko Komani flet pas Eurovisionit: “Më donte t*api t’a kopjoja Pedron”

23:40 / May 27, 2022

Cana i “tërheq veshin” Kumbullës dhe i kujton humbjen historike të Romës në 26 maj

23:30 / May 27, 2022

Evropa u qortua për dështimin në ndalimin e luftës së Putinit

23:23 / May 27, 2022

I kërkon divorcin, surpriza e hidhur e Klea Hutës lë pafjalë Elgitin: Ose me binjakët ose me mua

23:12 / May 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pushtimi i Ukrainës

Zelensky mesazh për Pashkët Ortodokse: Ligësia nuk do ta shkatërrojë Ukrainën

12:55 / April 24, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ukrainasit kanë shënuar të dielën, 24 prill, Pashkët Ortodokse me lutje për ata që janë në vijë të frontit të luftës dhe të tjerët që janë të bllokuar në qytetet siç është Mariupoli, teksa presidenti i shtetit Volodymyr Zelensky, është zotuar në një mesazh për këtë festë se asnjë “ligësi” nuk do të shkatërrojë shtetin.

Duke qëndruar brenda Katedrales Shën Sofia në Kiev, Zelensky ka thënë përmes një video-incizimi se Ukraina do të tejkalojë errësirën që e ka sjellë lufta e paprovokuar e Rusisë në këtë shtet.

“Sot ne ende besojmë në fitore të re në Ukrainë dhe të gjithë jemi të bindur se nuk do të shkatërrohemi nga ligësia”, ka thënë Zelensky.

“Ne jemi duke tejkaluar kohët e errëta këtë ditë dhe – shumica prej nesh – nuk jemi të veshur me rroba të ndritshme, por jemi duke luftuar për një ide të ndritshme”.

Pashkët Ortodokse janë shënuar pikërisht në ditën kur janë mbushur dy muaj prej kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë.

Për pasojë kanë vdekur mijëra njerëz dhe miliona tjerë kanë ikur nga Ukraina.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai ka thënë më 24 prill se shtatë kisha janë shkatërruar nga lufta.

Autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje atyre që shënojnë festën që të ndjekin shërbimet fetare në versionin online dhe të respektojnë orën policore.

Zelensky ka thënë më 21 prill se Rusia ka hedhur poshtë një propozim për armëpushim në periudhën e festës./REL

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Lufta në Ukrainë prek edhe fëmijët

18:18 / May 27, 2022

Ministri Sergei Lavrov viziton Beogradin më 7 qershor

17:56 / May 27, 2022

Refuzuan të luftonin në Ukrainë, shkarkohen mbi 100 ushtarë të gardës kombëtare ruse

16:35 / May 27, 2022

Ben Blushi/ Pse lufton Amerika me Rusinë?

12:23 / May 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Berisha publikon emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së! Ina Zhupa në garë

22:02 / May 27, 2022

Ditë e errët

21:57 / May 27, 2022

Publikimi i videos së Librazhdit, reagon AMA: Hiqni pamjet

21:53 / May 27, 2022

“Fundi” i Dumanit atentati i dështuar ndaj “Olit”, kurthi që iu bë në Elbasan ku mbeti i plagosur

21:34 / May 27, 2022
Te fundit

Heidi Lushtaku zbulon emrin e të birit, ja kuptimi i tij i veçantë

23:52 / May 27, 2022

Niko Komani flet pas Eurovisionit: “Më donte t*api t’a kopjoja Pedron”

23:40 / May 27, 2022

Cana i “tërheq veshin” Kumbullës dhe i kujton humbjen historike të Romës në 26 maj

23:30 / May 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.