Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Zelensky në DAVOS: Armë dhe sanksione, vetëm kështu e ndalim Rusinë

22:12 / May 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë sanksione dhe armë kundër Rusisë gjatë një fjalimi virtual në ditën e parë të mbledhjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Guximi ynë ka shënuar një precedent historik, duke mos dëgjuar ata që thoshin se mbrojtja jonë nuk do të zgjasë më shumë se disa ditë. Konflikti tregon se mbështetja për vendin e sulmuar është më e vlefshme kur sa më shpejt sigurohen: armë, financim, mbështetje politike dhe sanksione kundër Rusisë. Nëse do t’i kishim marrë 100 për qind të nevojave tona menjëherë në shkurt, rezultati do të kishte qenë dhjetëra mijëra jetë të shpëtuara. Nuk duhet të ketë po ashtu asnjë tregti me Rusinë . Duhet një embargo e naftës, bllokim i të gjitha bankave të saj dhe duke ndërprerë plotësisht tregtinë me ta”.

Presidenti ukrainas tha se vendi i tij ka nevojë për mbështetje financiare, për të paktën 5 miliardë dollarë në muaj.

“Mos prisni përdorimin e armëve speciale nga Rusia, armëve kimike, biologjike, Zot na ruaj, armëve bërthamore. Mos i jepni përshtypjen agresorit se bota nuk do të rezistojë sa duhet. Mbroni në maksimum lirinë dhe normalitetin, të dobishme për rendin e paqes në botë. Sanksionet duhet të jenë të tilla”.

Grupi i shtatë ekonomive kryesore të botës u pajtua të premten për të ofruar 19.8 miliardë dollarë ndihma ekonomike për Ukrainën. Zelensky përsëriti se Rusia po bllokonte eksportet ukrainase të furnizimeve kritike ushqimore për botën, si drithërat dhe vaji. Drejtuesi i Programit Botëror të Ushqimit ka bërë thirrje për hapjen e porteve të Ukrainës, duke thënë se ky vend prodhon drithëra të mjaftueshme për të ushqyer 400 milionë njerëz.

Nëse situata nuk ndryshon, gjatë 10-12 muajve të ardhshëm bota do të përballet me mungesë ushqimesh, çfarë do të shkaktonte një katastrofë botërore, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press David Beasley, drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit.

arme sanksione zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset rëndë 50-vjeçari me precedentë penalë

22:10 / July 17, 2026

Zelensky njofton riorganizimin e qeverisë ukrainase, paralajmëron largimin e kryeministres Yulia Svyrydenko

16:41 / July 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për një viktimë

22:51 / July 9, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë

13:51 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.