Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mblodhi krerët e forcave të armatosura. Në takim u diskutua për situatën në fushën e betejës dhe planifikimin e veprimeve sulmuese dhe mbrojtëse.
U diskutuan gjithashtu “përgjigjja ndaj sulmeve barbare ruse” ndaj infrastrukturës së grurit dhe trashëgimisë kulturore të Ukrainës, si dhe korridoreve të eksportit të grurit.
“Ne punojmë si ekip. Rezultatet do të jenë të prekshme”, shkroi Zelensky në Telegram.