Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zelensky pret “lajme të mira” për dërgesa të reja me armë

11:05 / May 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zelensky 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se shpreson që aleatët do të ofrojnë armët e duhura, teksa forcat ukrainase po tentojnë të pengojnë përparimin e forcave pushtuese ruse në lindje midis raportimeve për luftime të ashpra në qytetin lindor të Severodonjeckut.

Gjatë adresimit në orët e vona të 28 majit, Zelensky tha se ai pret “lajme të mira” sa i përket dërgesave me armë gjatë kësaj jave, por nuk dha më shumë detaje.

Presidenti ukrainas tha se situata ushtarake në Donbas është shumë e ndërlikuar, duke shtuar se forcat po luftojnë në një numër qytetesh, përfshirë në Severodonjeck dhe Lisiçanks, dy zonat më të mëdha që janë nën kontrollin ukrainas në rajonin e Luhanskut.

“Është jashtëzakonisht vështirë atje. Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që po i rezistojnë këtij sulmi”, tha ai.

Forcat pushtuese ruse raportohet se kanë bërë disa përparime në ditët e fundit në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, që përbëhet nga Luhansku dhe Donjecku. Luftimet për kontrollin e Severodonjeckutpo vazhdojnë me forcat ruse që kryen sulme më 28 maj, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 29 maj.

“Me përdorimin e artilerisë, forcat ruse kanë kryer operacione në zonën e qytetit të Severodonjeckut”, tha Shtabi i Përgjithshëm përmes një postimi në Facebook.

Artileria ruse ka goditur rrugën Lishiçansk-Bahmut, që Rusia duhet ta mbyllë nëse dëshiron të rrethojë forcat ukrainase, ndërkaq policia ukrainase raportoi për “shkatërrim të madh” në Lisiçansk.

Ndërkaq, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se nëse Rusia arrin me sukses të marrë këtë zonë, atëherë Kremlini do të mund ta paraqiste këtë si “arritje politike”, të cilën do të mund ta përdorte te populli rus për të justifikuar pushtimin e Ukrainës që nisi më 24 shkurt.

Zelensky tha se Ukraina po arrin në një pikë ku mund të jetë superiore ndaj Rusisë, si në aspektin e teknologjisë, po ashtu edhe në aspektin e aftësisë për t’i goditur forcat e Moskës.

Komentet e tij erdhën pasi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksei Reznikov, tha se shteti ka nisur që të pranojë raketa kundër anijeve, Harpoon nga Danimarka dhe obusë nga Shtetet e Bashkuara.

Raketat Harpoon besohet se shmangin sistemet e radarëve. Ato mund të hidhen nga anijet, nëndetëset, avionët apo edhe nga ekipet përgjatë vijës bregdetare. Reznikov tha se këto raketa do të përdoren përkrahë raketave ukrainase Neptun, për të mbrojtur Detin e Zi, përfshirë edhe qytetin-port, Odesa.

Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake në rajonin e Odesës, tha se “shumë Harpoon na janë dorëzuar dhe ne mund t’i përdorim për të fundosur të gjithë flotën ruse në Detin e Zi”. Muajin e kaluar, luftanija ruse Moskva u fundos pasi Ukraina tha se e ka goditur me raketa. Moska tha se anija kishte pasur një shpërthim të municionit. /REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

“Stuhitë rikthehen të premten”, specialistja e IGJEUM: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë vendin

14:21 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.