Në një komunikim të dhënë sot, Volodymyr Zelensky deklaroi se gjatë këtyre gjashtë ditëve të pushtimit të Moskës janë vrarë afro 6,000 trupa ruse. Gjithashtu ai shënjestroi Rusinë, duke thënë se po bën përpjekje të “shfarosë” të gjithë ukrainasit.
Duke iu referuar sulmit të Rusisë në “Babyn Yar” monument i masakrës së hebrenjve të Luftës së II Botërore, presidenti ukrainas u shpreh:
“Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të na fshijnë historinë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve.”
Theksojmë se sot është dita e shtatë e luftimeve në Ukrainë. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë. BBC shkruan se shifrat janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara.
