Volodymyr Zelensky është fotografuar në krah të bashkëshortes së tij Olena, për herë të parë pas tre muajsh, që kur Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës dhe Zonja e Parë morën pjesë sot në funeralin e presidentit të parë të vendit në Kiev.
Çifti Zelensky dukeshin të qetë, por të rraskapitur ndërsa ecnin së bashku për të vendosur lule në mbi arkivolin e Leonid Kravchuk, i cili ishte presidenti i parë që udhëhoqi një Ukrainë të pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991. Ai vdiq në fundjavë, në mosha 88-vjeçare, pas një sëmundjeje që e mundonte prej shumë vitesh.
I veshur krejt në të zeza, ndryshe nga uniforma ushtarake, ata ecnin pranë njëri-tjetrit me një pamje të akullt në fytyrë, ndërsa Olena shihet me dorën grusht, sikur tenton t’i rezistojë dëshirës për t’i kapur dorën të shoqit.
