Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti këtë të hënë në Elize për vizitën e planifikuar në Francë, të dhjetën që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në vitin 2022. Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron, sot së bashku në Paris, synojnë të zhvillojnë një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer, si dhe me drejtuesit e BE-së dhe liderë të tjerë evropianë. Lajmi raportohet nga media ukrainase Suspilne.
Postime te ngjashme
Add A Comment
