Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Zemërgjerësia e Trump me Liderin Suprem

13:08 / June 17, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lideri suprem
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elton Metaj

Në median kryesore botërore, teksa raportohej intensivisht për konfliktin ushtarak Izrael-Iran, bëri jo pak përshtypje edhe lajmi se Presidenti amerikan Donald J.Trump nuk e kishte miratuar një plan të qeverisë “Netanjahu” për të vrarë Liderin Suprem në Teheran, Ajatollahun Ali Kamenei. Vlerësimi i bërë nga Shtëpia e Bardhë, sipas raportimit të “Reuters”, ishte se Irani nuk ka goditur asnjë amerikan deri më tani, ndaj nuk kishte arsye për të goditur lidershipin politik. Ndaj sulmi i Izraelit ndaj Iranit, të premten e 13 Qershorit, krahas sistemit që dyshohej se po prodhonte një armë bërthamore dhe shkencëtarëve të angazhuar, “u kufizua” në goditjen për vdekje vetëm të liderëve kryesorë ushtarakë.

Konfirmimi i ekzistencës së një plani për të vrarë Liderin Suprem të Iranit dëshmon se pala izraelite ka vlerësuar qartësisht se diçka e tillë mund të arrihej të kishte sukses. Pra penetrimi izraelit dhe jo vetëm, me inteligjencë cilësore në Teheran, duket se është aq i lartë, sa do t’i krijonte ushtrisë apo operacioneve speciale të “Mossad”-it mundësinë për të goditur edhe njeriun më të fortë në vend. Për më tepër kur ky plan ka mbërritur për informim e miratim deri në Uashington, kuptohet se nuk ka qenë thjesht “ëndrra e një nate vere”. Mungesa e vetos nga Trump mund ta shndërronte atë, nga një plan ushtarak i mirëstudiuar prej vitesh, në lajmin kryesor të mediave botërore dhe me një efekt shokues, e mbase të paparashikuar.

Por çfarë efekti ka dhe pse 2 zyrtarë të Administratës “Trump” do të konfirmonin, sigurisht në anonimat, se shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte vënë veton kundër goditjes së Ajatollah Kameneit, i cili është padyshim njeriu më i rëndësishëm në Iran? Pse duhej konfirmuar diçka që nuk kishte ndodhur?

Së pari, publikimi i ekzistencēs së planit për vrasjen e Liderit Suprem, është një sinjal i qartë se akti më i ri i luftës Izrael-Iran mund të sjellë gjithçka. Kjo luftë duket se nuk do të ketë limite dhe “pakte xhentëllmenësh” për të kufizuar goditjet vetëm në objektiva ushtarakë dhe kundër ushtarakëve. Lidershipi politik është gjithashtu nën vëzhgimin e Izraelit, me plane konkrete për të goditur e asgjesuar këdo që i shërben Ajatollahut dhe regjimit të tij. Çdo vendimmarrës në Teheran, ushtarak, politik a fetar qoftë, tashmë duhet të mbajë parasysh se në tryezat e punës së “Mossad”-it mund të ketë një dosje sulmi me foton e tij në krye. Goditjet e mëparshme ndaj krerëve të Gardës Revolucionare dhe sulmet e 13 Qershorit kanë dëshmuar se përqindja e saktësisë në goditje është tejet e lartë.

Së dyti, lajmi se një plan për vrasjen e Kameneit është diskutuar në nivelet më të larta vendimmarrëse në SHBA e Izrael, dëshmon se bashkëpunimi mes dy vendeve është maksimal edhe gjatë valës së fundit të sulmeve ndaj Iranit. Ndonëse zyrtarisht Uashingtoni deklarohet i papërfshirë në operacione ushtarake ndaj Teheranit, mbështetja e SHBA për aleatin kryesor në Lindjen e Mesme është jo vetëm politike. Administrata “Trump” dhe “Netanjahu” po ndjekin zbatimin e një plani të vetëm, ku Izraeli po luan rolin e “policit të ashpër” dhe amerikanët të “policit zemërgjerë” që pret ende rezultate pozitive nga tryeza e negociatave mbi ndalimin e projektit bërthamor të Iranit.

Së treti, duke bërë publik një plan “top sekret” për vrasjen e Liderit Suprem, popullit të Iranit i dërgohet një mesazh i qartë se duhet të jetë në gjendje të marrë në dorë fatet e tij. Ridalja në skenë edhe e pasardhësve të Shahut, ka shtuar diskutimin dhe skenarët për një Iran pa Ajatollahun dhe njerëzit e tij. Se si dhe kur mund të ndodhë kjo, është utopike të parashikohet sot, por duket tashmë qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kërkojnë një zgjidhje finale për Iranin.

Çfarë mund të lexohet sot nga lufta e re Izrael-Iran është se konfigurimi në rajonin e Lindjes së Mesme ka nisur të ndryshojë dhe qëndrimi ndaj konfliktit edhe i shteteve si Siria, e bën të qartë që shumë zhvillime të pamenduara më parë, po shohin dritën e diellit. Zgjidhja e konflikteve duket se nuk mbërrihet pa arritur temperaturën e vlimit dhe reaktorët bërthamorë në Iran ndikuan jo pak. Aq sa duhet për të nisur diçka që ndoshta nuk varet më prej tyre.

analize Elton Metaj konflikti lideri suprem trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

09:17 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.