Ashtu siç kishte njoftuar reperi i njohur Mozzik ka publikuar këngën e re “Zemra Ime” sapo ka hyrë mesnata, në orën 00.00.
Më herët në një njoftim në Instagram ai tha se secili do të gjente veten në këtë këngë. Fansat e tij në fakt aludojnë se kjo këngë i dedikohet Loredanës. Në klip Mozzikë është një i burgosur që kërkon me ngulm dashurinë e tij.
“Zemra ime mos u lëndo, kam ik pak larg, mos u shqetëso”- janë disa prej fjalëve të këngës që të prekin.
