Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Zendaya dhe Tom Holland martohen për herë të dytë!

18:41 / August 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zendaya
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Martohen, nuk martohen, do të martohen, janë martuar tashmë. Edhe Zendaya dhe Tom Holland, çift në sheshxhirimin e Spider-Man dhe Odisea, si edhe në jetën reale, duket se po marrin pjesë në “gjuetinë e thesarit” të dasmave që është bërë modë këtë vit, ashtu si Taylor Swift dhe Travis Kelce apo Gigi Hadid dhe Bradley Cooper. Misteri më i fundit rreth martesës së Holland dhe Zendaya është një festë e madhe që të dy organizuan në fillim të javës në Angli.

Pasi u njohën në sheshxhirimin e Spider-Man: Homecoming në vitin 2016, ccifti e bëri publike lidhjen pesë vjet më vonë. Në vitin 2025 erdhi fejesa, e shoqëruar me një unazë verbuese, ndërsa në fillim të vitit 2026 nisën thashethemet për një martesë tepër private. Nuk pati konfirmim zyrtar deri në qershor, kur dhëndri, pranoi me gjysmë zëri se martesa kishte ndodhur. Që atëherë, ai ka filluar ta quajë publikisht Zendaya-n, “Zee”-n e tij, “gruaja ime”.

Super-festa në fshatin anglez u zhvillua më 4 gusht në Beaverbrook Hotel, një hotel luksoz në zonën rurale të Surrey-t, në Mbretërinë e Bashkuar. Hoteli, i cili ka 56 dhoma dhe suita dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 1.500 metrash katrorë, ndodhet pranë qytetit të lindjes së Holland, Kingston upon Thames, në jugperëndim të Londrës.

Sipas mediave, ceremonia thuhet se kushtoi rreth 584 mijë euro. Një burim i tha gazetës The Sun se “Tom dhe Zendaya bënë gjithçka për të parandaluar rrjedhjen e informacionit apo fotografive, prandaj as të ftuarit dhe as stafi nuk lejoheshin të përdornin telefonat celularë”.

Mes të ftuarve ishin Timothée Chalamet me të dashurën e tij Kylie Jenner, si edhe Robert Downey Jr., aktori i Iron Man. Të hënën u mbajt darka provë, për të qenë gati për ceremoninë e martesës të martën. Vëllai më i vogël i Tom Holland, Sam, ishte dëshmitari i tij.

“Jam e vetëdijshme se jam një figurë publike, ashtu si edhe ai”, tha Zendaya, 29 vjeçe, në një podcast të New York Times, “dhe jam gjithashtu e vetëdijshme se jemi rritur nën vëmendjen e publikut dhe kemi luajtur në filma ku personazhet tanë bien në dashuri. Prandaj e kuptoj shumë mirë këtë interes dhe nuk dua ta mbyll thjesht duke thënë: ‘Merruni me punët tuaja’. Në shumë aspekte jam një person shumë privat dhe përpiqem të bëj çmos që të kem disa gjëra vetëm për veten time dhe edhe për të.”

angli cift martese Tom Holland Zendaya
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Martesë në fshehtësi? Gigi Hadid dhe Bradley Cooper shfaqen me unaza dhe ndezin rrjetin

11:11 / August 6, 2026

Georgina Rodriguez u përgjigjet kritikave për trupin: “Vlera ime nuk varet nga pamja apo mendimet e të tjerëve”

14:31 / August 5, 2026

“Jo!”/George i turpëruar nga prindërit, William zbulon reagimin e djalit 13-vjeçar…

15:42 / August 3, 2026

Pogradeci mirëpret Lyhnida Fusion Fest, sport, natyrë dhe muzikë në zemër të Drilonit

17:55 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.