Në fakt askush nuk e priste të qëndronte 24 orë në ditë për disa ditë rresht në shtëpi pa dalë fare. Madje, ata që u deshën të mësohen me këtë janë personazhet e njohur të cilët këto kohë karantine po i kalojnë me njerëzit e zemrës.
Një prej çifteve më të përfolur janë Hailey dhe Justin Bieber, të cilët thonë se kanë planifikuar të qëndrojnë në Kanada derisa të jetë e sigurtë për t’u rikthyer në Los Angeles.
Por për çfarë grinden ata më shumë?
“Boll më more gjithmonë fishën time të iPhone”, ka shkruar Hailey në një foto që e ka ndarë me ndjekësit.
“Kur gjithçka filloi ata menduan se kjo ishte lëvizja e duhur. Ata mezi presin për t’u rikthyer, por menduan se Kanadaja ishte thjesht një opsion më i sigurt tani, me ajër më të pastër dhe cilësi më të mirë të jetës për këtë lloj situate. Ata do të kthehen kur karantina të ketë mbaruar”
