Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zëri i Amerikës e pyet për takimin me Yuri Kim dhe vendimin për Sali Berishën, Agron Shehaj paralajmëron ndryshimin e madh

18:43 / June 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron shehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, kandidati për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo parti bëri disa gabime në vitet e fundit por dhe gjatë fushatës, dhe se ajo duhet të fitojë besimin e shqiptarëve. Zoti Shehaj thotë se kryetari aktual po bën lojëra fjalësh me qëndrimet e tij ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Lidhur me komentet kritike që pasuan postimin e tij për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ai shprehet se ato janë bërë nga njerëz jashtë PD-së të kontraktuar nga kryetari Basha

Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj, po e nis ashtu si dhe me kandidatët e tjerë në garë, me një pyetje rreth asaj se çfarë ju ofroni, çfarë ju i propozoni demokratëve për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike?

Agron Shehaj: Unë mendoj se demokratët duan të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Dhe për të fituar ne duhet të kemi besimin e shqiptarëve, duhet të fitojmë besimin e shqiptarëve. Zgjedhjet fitohen vetëm nëpërmjet votës së shqiptarëve. Për të fituar zgjedhjet, Partia Demokratike duhet të jetë më e fortë dhe më e besueshme. Duhet të ketë rreth vetes, njerëzit më të aftë dhe më të zotë që ka Shqipëria, me të cilët të kemi mundësi të ndryshojmë Shqipërinë dhe ta bëjmë atë një vend më të mirë për të gjithë shqiptarët

Zëri i Amerikës: Sipas jush cilat kanë qenë gabimet më të mëdha që ka bërë PD-ja, që e çuan dhe në humbjen e tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare?

Agron Shehaj: Ku kanë qenë gabimet? Në radhë të parë duhet të biem dakort me rezultatin. Rezultati është që, fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha problemeve që ka patur, shqiptarët nuk besuan se ne do të mund ta qeverisnim Shqipërinë më mirë se Edi Rama. Pse pati mungesë së besimit? Sepse mesa duket bëmë disa gabime në opozitë, por dhe gjatë fushatës elektorale. Por unë do të përqëndrohesha kryesisht gjatë opozitës. Sigurisht vendimi për të dalë nga parlamenti, për t’i dhënë mundësinë Edi Ramës për të ndryshuar sistemin zgjedhor, ka ndikuar shumë në zgjedhjet e 25 Prillit. Gjithashtu mospjesmarrja në zgjedhjet lokale ka bërë që në kuti të mungonin me dhjetra mijëra vota të demokratëve. Janë të gjitha vendime që nuk kanë ndikuar për mirë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Agron Shehaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.