Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zëri i Amerikës: Vrasja e Nasrallahut, presidenti Biden e quan një “lloj drejtësie”

20:13 / September 28, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1703342218 joebiden
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti Joe Biden e quajti sulmin izraelit që vrau udhëheqësin e Hezbollahut një “lloj drejtësie” ndaj sundimit të tij prej katër dekadash përmes terrorit. Komentet e tij vijnë pasi grupi militant konfirmoi më herë të shtunën se Nasrallah, një nga themeluesit e grupit, u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë.

Biden vuri në dukje se operacioni për të eliminuar Nasrallahun u ndërmor në kontekstin më të gjerë të konfliktit që filloi me masakrën e Hamasit ndaj izraelitëve më 7 tetor 2023. “Nasrallah, të nesërmen, mori vendimin fatal për të bashkuar forcat me Hamasin dhe për të hapur atë që ai e quajti një ‘front verior’ kundër Izraelit”, tha Presidenti Biden.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Hezbollahu nën drejtimin e Nasrallahut ka qenë përgjegjës për vdekjen e mijëra amerikanëve. Megjithatë Presidenti Biden shtoi se synimi i Shteteve të Bashkuara është ulja e tensioneve në Lindjen e Mesme, përmes mjeteve diplomatike.

Mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, Departamenti i Shtetit udhëzoi të shtunën disa kategori punonjësish në ambasadën amerikane në Bejrut dhe anëtarë të familjeve të tyre, të largohen nga Libani.

“Personeli i Ambasadës së SHBA-së në Bejrut duhet të shmangë udhëtimet personale pa autorizim paraprak”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë. Në udhëzim thuhet se mund të vendosen kufizime shtesë për personelin amerikan, nëse përkeqësohet më tej situata e sigurisë dhe shtohen kërcënimet./VOA/

joe biden nasrallahu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ndalet flamuri serb për Vidovdan, Serbia: Kurti valvit flamujt e UÇK dhe Shqipërisë së Madhe

21:20 / June 12, 2025

Shkupi pranon kërkesën e administratës Trump

18:47 / June 12, 2025

I shpëtoi rrëzimit të avionit në Indi, 40-vjeçari: Pati një zhurmë të madhe

17:48 / June 12, 2025

Irlanda e Veriut zhytet në kaos. Dhunë, flakë dhe shkatërrime

16:38 / June 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.