Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka vendosur që të bëjë një dedikim për Klodian Rashën, të riun që u vra nga efektivi i policisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi ka postuar dhe një pjesë të këngës-dedikim dhe shkruan se ky ishte momenti për ta publikuar këtë fragment.
“Është zëri i nënës që po qan ku e ka djalin e vet. Zemra vet e thrret, parandjenja a medet. Ajo nuk fle kur e di se sa net, del te dera veç e pret,”- dëgjohet në videon e publikuar nga Stresi.
