Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Hamil të Fierit pasditen e sotme ku një 55-vjeçar ka humbur jetën dhe është plagosur vajza e tij vetëm 10 vjeçe, pasi zetori me të cilin ata po lëviznin ra në kanal.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:40 ku dyshohet se 55-vjeçari humbi kontrollin e mjetit bujqësor për shkak të lagështirës në rrugë.
E mitura është dërguar në spital, ku merr mjekim nga mjekët, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
