Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zëvendëson Salianjin, Andrea Mano: Të ndërtohet qeveri teknike

21:43 / October 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
andrea mano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në pritje të betimit si deputet i Korçës për Partinë Demokratike, Andrea Mano, figura politike që pritet të ulet në karrigen e Salianjit pas dënimit me 1 vit burg për kallëzimin e rremë sa i përket dosjes “Babale”, ka zgjedhur të mos japë asnjë koment për paraardhësin e tij.

Mano la të nënkuptohet se me betimin si deputet do t’i bashkohet aksionit opozitar. Megjithatë, sipas tij, situata aktuale nuk i shërben për të mirë askujt dhe duhen krijuar ura komunikimi për ndërtimin e një qeverie teknike.

“Para 3 viteve unë dhashë dorëheqjen nga drejtimi i PD në Korçë. Unë dhe një pjesë e madhe e anëtarëve të Kryesisë. Ne u larguam 280 veta në shenjë proteste për lidershipin, i cili i ktheu zgjedhjet në një pazar të poshtër midis tij dhe njerëzve afër tij. Kështu që ne nuk jemi larguar nga Partia Demokratike, por kemi qenë një grup njerëzish që vazhdonte të jepte kontributin midis radhëve të PD-së. Ajo që unë shoh, sa i përket qëndrimit tim, është një situatë që nuk i bën nder askujt, as Shqipërisë, as pushtetit, sepse fatkeqësisht duhet të jenë ata që ta bëjnë situatën lehtësisht më të komunikueshme për opozitën. Po shkojmë në një situatë që s’ka një përfundim pozitiv, sepse kur afrojnë zgjedhjet, pushtetit i intereson ta acarojë situatën për të mbledhur apo rigrupimit të militantëve të vetë. Dhe pushteti tani sipas sondazheve ka një rënie të tyre.

Kjo na ka vënë ne në pozitë. Unë besoj se duhen gjetur ura komunikimi për të ndërtuar një qeveri teknike. Është e vështirë, por ne duhet të tentojmë sepse s’kemi ç’bëjmë. Në qoftë se kjo nuk ndodh, ne duhet të bëjmë edhe plane të tjera. Qeveria teknike është shumë e zorshme që të arrihet në rrugë ekstreme në këto momente. Presioni duhet, ne duhet të vazhdojmë protestat dhe çdo rrugë tjetër që mendojmë se mund të na sjellë efekt, por nga ana tjetër duhet të vendosim komunikimin me ndërkombëtarët”, përfundoi Mano, duke i kërkuar ndër të tjera ndjesë elektoratit të tij korçar për vendimet e gabuara në të shkuarën sikurse djegia e mandateve.

Andrea Mano Qeveri Teknike Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.