Pas refuzimit të nominimit të Laszlo Troscanyi, Hungaria zgjodhi emrin e saj për eurokomisioner për zgjerimin dhe është përfaqësuesi i saj i përhershëm në BE, Oliver Varhelyi.

Sipas EWB Parlamenti Evropian do të ketë një seanë dëgjimore me këtë të fundit më 14 nëntor. Kjo u vendos në Konferencën e Presidentëve të PE këtë të premte. Seancat dëgjimore do të jenë në të njëjtën ditë dhe për eurokomisionerët e nominuar nga Franca dhe Rumania.

Kandidatët e të tri vendeve do të zëvendësojnë zgjedhjet e mëparshme të shteteve të tyre. Parlamenti Evropian do të votojë për Komisionin e ri Evropian si i tëri më 27 nëntor. Pavarësisht spekulimeve, kandidati hungarez është vendosur të mbajë portofolin e zgjerimit, duke zëvendësuar Johannes Hahn.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here