Drejtuesi i SPAK, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, u shpeh se një prokuror dashurohet me çështjen e tij dhe e njeh në çdo detaj.
Madje, Dumani theksoi se “edhe në 12 të natës kur ti je në gjumë, je në gjendje të dish ku është pika e fortë e çështjes dhe ku është pika e dobët”.
Lexo edhe :
Related Posts
Altin Dumani: Çështja nuk ka të bëjë me interesat e karrierës tonë personale. Së pari është i njohur konstatimi që kudo ku ka mandat nuk ka qëndrueshmëri në rezultate. Së dyti mendojeni në një rast të tillë ku është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkëpunim me agjenci brenda apo jashtë vendit.
Ju keni hetuar, keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, bukur dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati.
Problemi është sa efektiv do të jetë ai tjetri. kur ti heton vetë një çështje e ndjek që nga dita e parë, fillon e dashurohesh me çështjen, e njeh në çdo detaj, edhe në 12 të natës kur ti je në gjumë, je në gjendje të dish ku është pika e fortë e çështjes dhe ku është pika e dobët, cilat janë veprimet që ke kryer dhe kush është veprimi i radhës që do të kryhet, cili është veprimi më rezultatit që mund të çojë, mjeti i kërkimit që të çon tek provat.
Nëse në përfundim të mandatit 9-vjeçar detyrohesh të largohesh çështja pastaj do të diskutohet fati i çështjet. Do të gjendet dikush patjetër, na është dhënë shansi të jemi këtu ku kemi, por ka patjetër kolegë që mund ta bëjmë njësoj si ne apo edhe më mirë, por do ta trajtojmë nga ana e vazhdimësisë, ecurisë së institucionit, hetimeve të ngritura nga ana e institucionit. Së treti ka të bëjë me sigurinë juridike.