SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se do të testohej për koronavirusin përpara debatit të ardhshëm presidencial me kandidatin demokrat Joe Biden që do të zhvillohet këtë javë në Nashville.
“Sigurisht që nuk do të kisha asnjë problem me këtë,” u tha Trump.
Trump njoftoi më 2 tetor se ishte testuar pozitiv për COVID-19 dhe nuk ka pranuar të thotë kur u testua për herë të fundit negativ para debatit të mëparshëm të mbajtur më 29 shtator.